Berisha thirrje deputetëve shkodranë: Bashkohuni me qytetin tuaj, Bashën e pret “vrima e miut”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke folur gjatë takimit me qytetarët shkodranë, u ka bërë thirrje deputetëve demokratë të Shkodrës, që t’i bashkohen qytetit të tyre që i bëri deputet.

A mundet një shtet të servirë për opozitë njeriun që e rrethon me banditë e policisë, ndan afera korruptive. Kjo s‘mund të ndodhë askund dhe as në Shqipëri.

Me këtë rast i drejtohem atyre demokratëve që shfaqin mbështetjen më të vogël ndaj Lulzim Bravës, hiqni dorë prej tij, pasi është turp, ai është turpi i dheut, historisë.

U them deputetëve të Shkodrës, bashkohuni një minutë e më parë me qytetin tuaj, sakrificën, vuajtjen, qëndresën, vizionin e atyre që ju votuan ju.

Ndahuni nga Lulzim Basha pasi atë e pret ‘vrima e miut’ nga revolucioni që nuk ka të ndalur”, tha Sali Berisha.

You may also like