Berisha tha se në zgjedhjet e 2001 u kap me qese duke ia dhënë vëzhguesit, vjen reagimi i parë i Fatos Klosit

by admin
Spread the love

Nga “Foltorja” e Shkodrës, ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi, duke thënë se në 2001 një demokrat ka kapur atë duke i dorëzuar një qese të madhe një vëzhguesi për manipulim votash.

Berisha vijon historinë duke thënë se e ka kërcënuar vëzhguesin se nëse hap gojën për zgjedhjet, do t’i publikonte fotot kur merrte qesen e madhe nga Klosi. Lidhur me këto akuza, ka ardhur dhe reagimi i Fatos Klosit. Ish-kreu i SHISH-it e cilësoi mashtrim.

Deklarata e Klosit:

Për mua ka shpifur gjithë jetën. Ja ka fut kot, e ka bërë gjithmonë, edhe para disa muajsh, kjo është hera e parë që e dëgjoj këtë histori, çantën me lekë. Nuk ka gjë me mua, gjithë problemi është që të gjejë argumente që PS ka blerë vota dhe përmend emrin tim që mbase besohet që SHIK-u e ka më kollaj për të ndarë lekë. Janë gënjeshtra. Ai ka dalë në komision parlamentar dhe ka gënjyer nga fillimi në fund. Kjo histori është hera e parë që e dëgjoj, është nga këto të rejat (qesh)” tha ai.

You may also like