“Berisha të ikte si hero, u bë i keqi i vetes”, anëtari i Kryesisë së PD-së del me deklaratën e fortë pas vendimit të fundit të Bashës

by admin
Spread the love

Anëtar i Kryesisë së PD, Gentian Gaba thotë se protesta e 8 janarit nuk e përfaqëson Partinë Demokratike. Gaba i cilësoi “pakicë e inatosur dhe e vrerosur” protestuesit që u mblodhën të dielën para selisë blu. Ai tha se nëpërmes dhunës, ata u përpoqën të transferojnë një problem personal të Sali Berishës.

Sa i takon vendimit për përjashtimin nga PD të Berishës dhe disa mbështetësve të tij, Gaba tha se ata duhet të kuptojnë pasojat e veprimeve që kanë ndërmarrë.

Deklarata e Gabës:

“Zoti Nishani ka qenë i zëshëm në artikulimet e tij për atë që do të ndodhte më 8 janar. Në njëfarë mënyre më kujton Edi Ramën para 21 janarit. Ky është një arsyetim që është bërë nga të pranishmit, është diskutuar gjatë. U takon atyre të kuptojnë cilat janë pasojat që ata po prodhojnë për Partinë Demokratike. Nëse ky është kontributi që jep Berisha, në PD nuk duhet të ketë më vend. Berisha duhej të zgjidhte të ikte si hero kur ishte koha. Partitë nuk janë për të krijuar interesat personale të një individi.”, u shpreh ai.

You may also like