Berisha: Rama punon natë e ditë kundër Kosovës, për llogari të Vuçiçit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin me krerët e degëve, akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se punon kundër Kosovës nga mëngjesi deri në darkë, për llogari të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Berisha deklaroi në mbledhjen e krerëve të degëve të PD në rrethe se duhet t’u faktojnë shqiptarëve ndryshimin që ata të besojnë në fitoren e demokratëve.

“Ne do t’u faktojmë shqiptarëve ndryshimin tonë. Shqiptarët na duan një forcë të ndryshuar që të besojmë në fitoren tonë. Çfarë risie tjetër ka në këto primare. Fuqia i kalon seksionit. Besimi ynë është te seksioni. Kemi thënë anëtari, anëtari por nuk e themi formalisht. Tani anëtarin e kemi promotorin e këtij organizimi. Çdo seksion do të ketë listat e zgjedhësve.

Ne do u sjellim listat dhe ata të përcaktojnë simpatizantët e partisë që votojnë bashkë me ne. Ata njohin anëtarësinë, mbështetësit dhe simpatizantët. Dhe marrin përgjegjësinë. Kjo është një risi shumë pozitive. Ne jemi në këtë proces, më i rëndësishmi që ka zhvilluar PD ndonjëherë për demokracinë e vendit dhe për vendin. Jemi në prag të asaj situate që kemi përballë një armik të të gjitha këtyre i cili ka marrë dhe merr çdo pushtet. Ka marrë dhe merr në duar çdo tender, çdo prokurim, çdo koncesion.

Kemi të bëjmë me një njeri i cili për pasurimin e tij dhe karrigen e tij nuk njeh shoqërinë shqiptare. Nuk njeh interes kombëtar apo publik. I leverdis të marrë vendime anti shqiptare. Është i gatshëm të zbatojë çdo urdhër të Vuçiçit, Erdoganit apo kujtdo qoftë. Shqipëria është shndërruar në çiflig të tij. Nuk zbatohet asnjë normë dhe asnjë ligj. E ka ngarkuar me mision Vuçiçi për Ballkanin e Hapur dhe punon nga mëngjesi në darkë kundër Kosovës”, deklaroi Berisha.

You may also like