Berisha – Qeverisë Kurti: Ky projektligj që e keni sjell sot po e shpërfaqë mashtrimin tuja

by admin
Spread the love

Deputeti i PDK-së, Hysen Berisha, ka thënë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës se partia në pushtet e ka lëshuar bajrakun sa u përket premtimeve për kategoritë sensitive rreth pagës minimale.

Berisha ka thënë se me projektligjin që
e sollën në Kuvendin e Kosovës, kanë lënë jashtë personat që vuajnë nga sëmundjet
kronike.

Premtimi kryesor dhe bajraku që e
kishit në fushata zgjedhore ishte rritja e pagës minimale prej 350 eurosh.

Sot edhe po ta propozoni pagën minimale
500 euro që është e pamjaftueshme. E leshet këtë bajrak dhe i mashtruat prape qytetarët.

Ky projektligj që e keni sjell sot po e shpërfaqë mashtrimin tuja elektoral dhe faktin që nuk e keni rujte kriterin, respektimi i kategorive të caktuara të shoqërisë. Theksin e keni fut prape të veteranët. Keni përjashtuar kategoritë qe lëngojnë nga sëmundjet kronike që u’a vështirësojnë jetën.

Nëse keni komplekse nga këto se s’keni
qenë në kohën e duhur pjesë e madhështisë së luftës për liri nuk është e
ndershme t’i luftoni këto vlera. Sot kategoria më e diskriminuar në shoqërinë
tonë janë veteranët. Ju më cicëroni këtu se e kanë bërë në të kaluarën. Keni
ardh me premtimin për ndryshim urdhëroni bënë ndryshimin. Këto janë kategori
morale, e jo partiake e as fushata elektorale. Zbatoni ligjin, vërtetoni se është
nder”, ka Berisha.

Lexo lajme interesante

You may also like