Berisha paraqitet në fitoren e Norvegjisë

by admin
Spread the love

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet që kanë qenë në planprogram për kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Në Grupin G, Norvegjia ka marrë tre pikë të mëdha në tentim për t’u kualifikuar tutje në Botërorin 2022. Norvegjezët këtë të hënë kanë fituar 2:0 ndaj Malit të Zi. Mohamed Elyounoussi shënoidy golat për norvegjezët. Ai realizoi në minutën e 29-të dhe 96-të.

Veton Berisha luajti prej minutës së 64-t për Norvegjinë. Ndërkohë Sead Hakshabanoviq luajti për 67 minuta te Mali i Zi. Fatos Beqiraj u aktivizua në minutën e 82-të.

Norvegjia është e dyta në grupin G me 17 pikë. Udhëheq Holanda me 19 pikë. Turqia renditet e treta me 15 pikë, ndërsa Mali i Zi është i katërti me 11 pikë.

You may also like