Berisha paralajmëron zhvillime të forta për Ramën: Ju tregoj se çfarë e pret! Nuk do e gëzojë mandatin e 3

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Kamza, atje ku po zhvillon “Foltoren” e 14, paralajmëroi protesta të fuqishme kundër atij që e quajti si narko-shteti, duke shtuar se askush në botë nuk do të njohë sistemin e patronazhistëve dhe blerjen e votës duke përdorur paratë e drogës dhe bandat.

“Edi Rama përdori bandat dhe paratë e drogës, bleu votat, por ta harrojë se nuk do të përgjigjet një më një, për ato që i ka bërë shqiptarëve.

Ne e dorëzuam pushtetin me një borxh prej 62 %, ndërsa e morëm në nivelin 54 %. Por ne ia dolëm të ndërtojmë mbi 1300 shkolla e kopshte, qindra ujësjellëse dhe kanalizime. Rritëm pagat dhe pensionet, ndërtuan qindra kilometra rrugë e tunele.

Po Edi Rama çfarë bëri? Rriti borxhin në pothuajse 100 %. Ku shkuan miliardat euro që u morën borxh? Çfarë u ndërtua?”, tha Berisha.

You may also like