Berisha paralajmëron Bashën dhe Ramën: Mos luani me të drejtën tonë! Largoni mercenarët nga PD

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar njerëzit e armatosur të Bashës në selinë e PD-së, që të mos bëjnë të fortin pasi është mercenarizëm dhe se nuk ka forcë në botë që kthen pas vullnetin e 44 mijë demorkatëve.

Në emisonin ‘Të Paekspozuarit’, Berisha ka paralajmëruar edhe Ramën që të mos e mbrojë më me njerëz të armatosur Bashën pasi ai nuk është më kryetar i PD-së dhe të mos luaj me kukulla pasi ne jemi në të drejtën tonë.

Berisha: ​Atë ditë që shkuam nuk hymë në ndërtesë, për të vetmen arsye se më thanë nuk ka drita salla, nuk është e mbyllur por nuk ka drita. Marr vesh të gjitha këto më vonë.

Është e vërtetë që aty mban disa prej të cilëve kanë qenë aktivistë të PD dhe bëjnë të fortin dhe bëjnë gabim fatal. Janë me emra, i dimë shumë mirë. U bëj thirrje, të largohen nga selia. Selia nuk është e të fortëve, është e anëtarëve të PD. Të mos bëjnë të fortin e Lulzim Bashës, sepse është mercenarizëm!

Është e vërtetë e faktuar që ka patur edhe shqiptarë nga treva të tjera. Përsëri ju them, ju bëj thirrje, nuk keni punë në akte mercenare. Së fundmi, ju them, atyre që i organizojnë dhe i sjellin, që forcë në botë që të pengojë 44 mijë anëtarëte që e kanë shkarkuar, nuk ka dhe nuk mund të ketë. Të mos hyjë në këto!

I them Edi Ramës, që edhe ai ka njerëz të armatosur që e shoqërojnë atë. Lulzim Basha nuk është kryetar opozitë, nuk është kryetar i PD, është deputet i thjesht. Edi Rama të mos luajë me kukulla se ne jemi në të drejtën tonë.

Ne kemi bërë një proces që nuk e ka njohur Shqipëria të votojnë 44 mijë vetë për shkarkimin e një njeriu, apo të mblidhen në atë stuhi delegatët.

Edi Rama po ti bjerë bilbilit e çon ku të dojë. As mos e diskuto atë punë.

Por, Rama në vend të bëjë këtë e përdor për marrëveshje në darka me qelime. Mendon se Taulant Balla dhe Erion Veliaj shkuan në darkë pa lejen e Ramës.

You may also like