Berisha nuk i ndahet Ballës, hedh akuza të rënda ndaj tij: Janë zhdukur gjurmët e 54 udhëtimeve të Ballës me trafikantë

by admin
Spread the love

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se hakërimi i sistemit TIMS është bërë qëllimisht për të fshirë disa ‘gjurmë’ të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Nga Gjirokastra, Berisha tha së më konkretisht janë fshirë 54 udhëtimet e Ballës që sipas tij janë bërë me persona të inkriminuar.

“Kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka qenë më e pasigurt se këto ditë. Vetëm shkatërrimi i sistemit të TIMS dhe MEMEX. Qëllimi ishte te zhdukeshin gjurmët e lidhjes së qeverisë me trafikantët. Të zhdukeshin gjurmët e udhëtimit të Taulant Ballës 54 herë me trafikantë. Një polic që ishte një lloj pengese, u largua në mënyrën më mafioze nga detyra e tij. Shqiptarët nuk morën vesh asnjë argument se pse kryepolici i vendit u largua nga detyra, përveç lidhjeve të Çuçit me Ramën. Përveç rënies së tij në hekurin e nxehtë. Ndaj dënoj me ashpërsi këtë akt. Dënoj qëndrimin, fshehjen që bën Edi Rama, Bledi Çuçi,”– tha Berisha ndër të tjera.

You may also like