Berisha njoftoi primaret për zgjedhjet e 6 marsit, reagon Basha: Demagogji dhe propagandë

by admin
Spread the love

Lulzim Basha i cilësoi demagogji, primaret e njoftuara nga Berisha ditën e nesërme lidhur me kandidimet për zgjedhjet e 6 Marsit.

“Nuk ka primare nga pala tjetër, ka thjesht demagogji, propagandë sepse dihet si i kanë marrë vendimet historikisht”, tha Basha.

Gjatë një interviste në Neës 24, Basha u pyet edhe lidhur me mënyrën se si PD do të përcaktojë kandidatët për këto zgjedhje, ndërsa tha se edhe marrëdhëniet me aleatët janë të impaktuara nga zhvillimet në PD.

“Ndërkohë PD ka nisur një proces të konsultimit me bazën, mbi tavolinat e përfaqësive tona, të deputetëve, të kryetarëve të degëve. Janë sugjerimet që vijnë nga anëtarësia dhe qytetarët dhe procesi do të ndjekë radhën statutore që do të miratohen më pas nga Kryesia. 6 Marsi kërkon nga PD që pavarësisht rrethimit të zgjedhjeve nga Trekëndëshi i Bermudës dhe domosdoshmëria që ata kanë për të legjitimuar anomalitetin, ne do të bëjmë gjithçka për ta kthyer vëmendjen tek njerëzit dhe kjo do të reflektohet edhe tek kandidaturat tona”, tha Basha. 

You may also like