Berisha: Në zgjedhjet lokale, me logon e PD

by admin
Spread the love

Sali Berisha nuk e përjashton mundësinë që të dalë në koalicion me Partine e Lirisë në zgjedhjet lokale. Ajo që di me siguri është se kandidatët demokratë për kryetar të bashkive do të zgjidhen nga vetë anëtarësia.

Po ashtu me siguri di që pavarësisht se çështja e logos dhe simboleve të tjera të kësaj force ende s’ka një vendim të formës së prerë nga gjykatat, kjo forcë ndryshe nga 6 Marsi do të dalë në këto zgjedhje me logon zyrtare të PD.

E pavarësisht se po përgatiten për zgjedhjet lokale Sali Berisha ashtu si Ilir Meta siguroi se vala e pandalshme e protestave që do të nisin në Shtator do ta rrëzojnë qeverinë Rama dhe do t’ia dalin që drejtimin e vendit t’ia besojnë një qeverie teknike.

Berisha mbështet çdo formë për të bërë transparencë për dosjet e ish-shërbimit të Sigurimit të Shtetit, edhe pse kujton se PD e bëri ligjin e lustracionit dhe Gjykata Kushtetuese e aktivizuar nga Rama në 2008 e rrëzoi.

You may also like