Berisha mund të vijë në seli? Basha: S’kishte referendum, do të qëndrojmë të qetë në shtëpinë e demokratëve

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk e njeh referendumin e zhvilluar sot nga Sali Berisha për shkarkimin e tij, ku në një deklaratë për mediat, jashtë PD-së pas përfundimit të Kuvendit Basha tha se do të qëndrojnë në shtëpinë e demokratëve, siç e quajti ai selinë e PD.

I pyetur nga gazetarët se ka zëra që Sali Berisha dhe grupi i Rithemelimit mund të vijnë në seli për të lexuar rezultatet e referendumit, Basha këmbëngul se nuk ka pasur një të tillë sot.

“E sotmja tregoi qartë vullnetin e demokratëve, ne do të qëndrojmë të qenë të shtëpinë e dmeokratëve. Do të qëndrojmë me vetëdijen për të gjitha gabimet e të kaluarës.  Gabimet e të kaluarës kur përsëriten nuk do ta marrin më peng PD. Sot ka pasur vetëm një aktivitet ai ka qenë Kuvendi. Nuk ka referendum. Ka një PD dhe një Kuvend. Unë di që ka disa anëtarë të PD që ju bëj thirrje që të bashkohen”, -deklaroi Basha.

Vijon…

You may also like