Berisha merr goditjen e radhës nga vendlindja e tij, bashkia heq posterin gjigand të ish-kryeministrit

by admin
Spread the love

Fundi i palavdishëm i Sali Berishës u vendos që kur DASH e shpalli ‘non grata’, që më pas u shoqërua edhe me vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD.

Nëse deri më sot ‘mbështetja e vetme’ që i kishte mbetur ishte nga vendlindja e tij, duket se dhe tropojanët kanë hequr dorë duke rrëzuar kështu ndikimin që Berisha kishte në këtë qytet.

Bashkia e Tropojës pas shumë vitesh ka hequr posterin e Sali Berishës, që e mbante në ballinën e institucionit duke i ‘marrë frymën’. Ndër vite kjo bashki është drejtuar nga demokratë, por edhe nga socialistë përgjatë dy viteve të fundit, por portreti gjigant i Berishës ka qëndruar në këtë institucion.

Por sot bashkia ka vendosur ta heq banderolën duke çliruar institucionin nga imazhi i një personi, që akuzohet nga SHBA për minim të demokracisë dhe korrupsion.

FOTO:

You may also like