Berisha: Më vjen marre që kemi humbur nga Jordania

by admin
Spread the love

Valon Berisha ka deklaruar se Kosova krijoi raste por që Jordania shfrytëzoi më mirë rastet që ata krijuan, shkruan Insporti.com.

Reprezentuesi i Kosovës në intervistën pas ndeshjes për “Super Sport Kosova” deklaroi se Jordania shënoi nga asgjë.

“Do të donim të kishim një rezultat më pozitiv. Të gjithë duhet të nisen nga vetja, kur luan për Kombëtaren duhet të japësh maksimumin, edhe pse unë mendoj se e kemi dhënë maksimumin. Ata shënuan gol nga asgjë një devijim hyri gol, ne tentuam të ngjallemi të kthejmë rezultatin,. Por nuk hynte topi dhe në fund gabimet personale dhe shënuan sërish”.

Dardanët u mundën 0-2 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kjo ishte humbja e katër radhazi për Kosovën.

Kosova të dielën zhvillon ndeshjen eliminatore për “Katar2022” kundër Greqisë si mysafir. /Insporti.com/

You may also like