Berisha: Kurti duhet të rrëzohet pas dimrit

by admin
Spread the love

Deputeti i PDK-së, Bekë Berisha ka thënë se qeveria e kryeministrit Albin Kurti duhet të rrëzohet pasi të ketë kaluar dimri.

Bekë Berisha ka argumentuar që qytetarët duhet të binden që kanë gabuar me votimin e një qeverie të Kurtit.

“Është mirë që pas një dimri të ftohtë, kur t’iu ngrihen durtë këtyre që shajnë në Facebook… kur të shohin qe qeverisja ka të bëjë me mirëqenien tonë dhe kur ta kupton populli që kemi gabu që e kemi pru një forcë të tillë, këta duhet me nejtë edhe pak dhe me u demasku. Mendoj që koha për me rrëzu është pas dimrit”, ka deklaruar Berisha në “DPT te Fidani”.

Berisha ka thënë se qeveria aktuale është duke humbur përkrahjen popullore.

“Nuk mendoj që do të ketë zgjedhje, nuk ish dashtë për mu. Kjo qeveri është duke e humbë mbështetjen popullore dhe duhet me lënë me gabu. Tendencat e Kurtit për me acaru gjendjen me të gjitha kategoritë shoqërore… ky ka dashtë me ikë prej përgjegjësisë. Ka qenë rreziku me shku në zgjedhje edhe niher, tani me u kthy prapë për një mandat. Ka shumë qytetarë të cilët e kanë
votu dhe sot duan ta rrëzojnë”, ka thënë deputeti.

Sipas Berishës, qeveria ka bllokuar veprimtaritë biznesore, duke e quajtur “sabotazhë”. Ai ka thënë se asnjëherë në Kosovë nuk ka pasur varfëri më të madhe se në këtë kohë.
Literal Media

You may also like