Berisha kthehet në PD: Lulzim brava është një fytyrë mizore për demokratët, asgjë s’mund të na ndalojë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sali Berisha është kthyer sot në selinë e PD, së bashku me komisionit e përkohshëm të rithemelimit të PD-së, një ditë pas protestës së d*hunshme.

Ish-kryeministri falenderoi p**rotestuesit, teksa tha se ata iu faktuan shqiptarëve se “Lulzim Brava” është, një fytyrë po kaq mizore ndaj dhe për demokratët shqiptarë.

Jam këtu për të shprehur në emër të komisionit të rithemelimit të PD-së përshëndetjet më të zjarrta mirënjohjen më të pakufishme ndaj heronjve të 8 janarit të cilët në një mision historik, me guximin, mençurinë, vetëpërmbajtjen, gj**akftohtësinë që karakterizon një shumicë demokratike iu faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është, një fytyrë po kaq mizore ndaj dhe për demokratët shqiptarë.

Erdha sot këtu për të falënderuar ata dhjetëra mijëra protestues që erdhën dhe u mblodhën nga të gjitha anët e Shqipërisë, të cilët në një mision historik të mbrojtjes së pluralizmit politik, të parimit themelor, të sundimit të shumicës mbi pakicën, sakrifikuan dhe u larguan pasi hordhi narkobanditë me uniformë përdorën sasi t gazi kundër tyre dhe se pavarësisht nga këto, ata siç u konstatua, dyert e blinduara nga Lulzim turpi i hapën”, deklaroi Berisha.

Sali Berisha është zotuar jashtë selisë së Partisë Demokratike, se asgjë nuk do ta pengojë dhe ndalojë në vazhdimin e kësaj beteje.

Berisha denoncon se janë bërë lista dhe janë arrestuar e ndaluar demokratë, që sipas tij, nuk kanë kryer asnjë lloj akti d**hune.

Erdha këtu për t’u zotuar se asgjë nuk mund të pengojë dhe ndalojë konsolidimin e pluralizimit politik në Shqipëri. Asgjë nuk do të mund të ndalojëmbizotërimin e vullnetit të shumicës në këtë vend. Asgjë nuk mund të pengojë këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivave historike të tij.

Gjithashtu, dua të shpreh solidaritetin tim, mirënjohjen e pakufishme, ndaj atyre demokratëve e demokrateve që u arrestuan mbrëmë me listat e dala nga ai që shqiptarët po i thonë “jo, Lulzim, por Lulzi”. Në një bashkëpunim të ethshëm me narkopolicinë e Edi Ramës, mbrëmë pas përfundimit të p**rotestës janë formuluar lista dhe janë arrestuar, ndaluar, demokratë, që nuk kishin kryer në mënyrë absolute asnjë lloj akti, për të cilin duan t’i bëjnë përgjegjës. Kjo është një histori tjetër turpi e Lulzim Bravës, e bashkëpunimit të tij si një vegël e Edi Ramës. Gjatë këtyre orëve unë kam marrë me dhjetëra e qindra mesazhe nga demokratët, të cilët janë jashtëzakonisht të inkurajuar në vazhdimin e kësaj beteje, të cilët përjetuan skena që kalonin imagjinatën e tyre”, u shpreh Berisha.

You may also like