Berisha ia nxjerr të gjitha ‘sekretet’ Lulzim Bashës: Prita një javë, nuk tha asnjë fjalë! Në fund më mashtroi

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar Foltoren e Burrelit, ku ka treguar disa episode dhe biseda me Lulzim Bashën, për të treguar se kreu i PD-së është gënjeshtar dhe ka shitur kauzat opozitare.

Berisha tha se ka telefonuar Bashën, në mënyrë që PD të denonconte vettingun e tre gjyqtarëve, por Basha pasi ka thënë se do të merret me këtë punë, nuk e ka bërë denoncimin. Berisha hedh akuza, se Basha “u bashkua me Ramën në pengmarrjen e tyre”.

“E mora në telefon i thashë, o Lul! Gjyqtarët kanë bërë vettingun, dalin të krimbur dhe ua kanë fshehur vettingun, i mban peng Rama. Më tha mos u ndje njëherë se do merrem unë. Edhe unë, natyrisht bëra gati statusin ta denoncoja, por prita. Prita një javë, nuk tha asnjë fjalë. Çfarë bëri? U bashkua me Ramën në pengmarrjen e tyre. Atëherë zoti Basha, shko zgjidhi këto probleme. Jep dorëheqjen që nesër që partia të mos paguajë faturën tënde! Mos tento të dëmtosh pluralizmin. Përgjegjësia do të jetë e jashtëzakonshme për pengun dhe për Edi Ramën. Ky është revolucion që nuk ka forcë në botë që e ndal. Revolucion që po zien aty ku ka shqiptarë”, tha Berisha.

You may also like