Berisha i drejtohet Ramës: Shkove në Samitin e BE si dhi e zgjebosur

by admin
Spread the love

Kreu i PD, Sali Berisha, i drejtohet me një mesazh Edi Ramës, pas “Jo-së” që morëm në Samitin e BE për negociatat.

Berisha shkruan në “Facebook” se me Ramën nuk do të çelen kurrë negociatat për Shqipërinë, pasi sipas kreut të PD, ai e ka vjedhur mandatin e tretë dhe nuk e ka fituar.

Postimi i Berishës:

“Mandatin e trete nuk e fitove, por e vodhe!
Prandaj kurre nuk çelen negociatat me ty!!

Te dashur miq,

I sfazuar nga ‘JO’ e madhe e lidereve te BE per hapjen e negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut, Edi Rama u soll sot ne samitin ne te cilin tha se nuk do te shkonte, si nje dhi e zgjebosur qe mban bishtin perpjete!

Ai rrahu gjoksin duke thene si me krenari se: ‘M’u ndesh te fitoja nje mandat te trete qe te vazhdoja te prisja per celjen e bisedimeve dhe ishte shume te thoja te verteten qe arsyeja nuk eshte thjesht Bullgaria.’

Ne fakt, i them ketij hokatari, shkaku kryesor sic pohon edhe ai vete, nuk eshte Bullgaria, por pikerisht mandati i trete i rrembyer nga ai duke vjedhur vota.

Ky eshte shkaku i te gjitha shkaqeve qe me te BE nuk hap negociatat me Shqiperine.
Me Edi Ramen negociatat nuk hapen kurre!

Me 7 korrik te gjithe jeni te ftuar ne proteste!
Largimi i Rames eshte shpetimi i Shqiperise! #sb”-shkruan Berisha.

You may also like