Berisha i akuzoi se pinë kafe 250 euro në Itali, Gjekmarkaj zbulon sa ka kushtuar në të vërtetë fatura

by admin
Spread the love

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka folur për zhvillimet e fundit politike. Ai gjithashtu ka zbuluar qëllimin e vizitës në Itali dhe se sa ka kushtuar në të vërtetë fatura e kafesë, që e vuri në qendër të vëmendjes.

“Ne ishim të ftuar nga “Konrad Adenauer” në një trajtim 4 ditor, një ditë ishim në Milano se kishim takim me përfaqësues politik dhe të biznesit, pasi përfunduam punën, shkuam në një kafe, afër diellit në Piazza Duomo. Mungesa e përvojës më shtyu që ta sqaroja, e parashikova se ishte një zotëri me të shoqen që na shikonte me një farë tinëzie dhe qeshëm, se duke pirë kafe do përfundonim në lokale. Në politikë t gjitha instrumentet qenka legale, madje lufta brenda llojit është më e egër se ajo e specieve të ngjashme. Pazar të shtrenjtë në Itali Banale, të them, ne pimë një kafe ishim 13 veta, fatura na shkoi 139 euro, na shkon diku te 12 euro në Itali, ndërsa për të blerë nuk blemë asgjë, një nga koleget tona kishte blerë një çantë te Zara, e kishte te këmbët që e kishte fiksuar fotografia”. Shumë pak kanë folur? Në partinë tonë e kanë zakon që flasin pak”, tha Gjekmarkaj në Report Tv.

You may also like