Berisha: Haki Abazi më tha po shkojmë me alltia

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjatë ditës së sotme në media u raportua se Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi ka kërcënuar deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës Hisen Berishën me fjalët ” “Hisen Berisha, ose ulemi e sqarojmë atë çka me the, ose po shkojmë në alltia”.

Gazeta Insajderi ka
kontaktuar me Berishën dhe i njëjti pohoi se kishte pranuar një kërcënim të
tillë ndonëse sipas tij ishte nën afekt.

“Po, u kry seanca edhe
boni thirrjen e tillë, tha po shkojmë me alltia, por, ka reaguar nën afekt
sepse ska logjikë. Kam qesh pak se unë në 98/99 kam qenë në Koshare e aj në
Beograd”, tha Berisha për Insajderin.

Berisha gjithashtu tha
se historia nuk mund të fshihet, dhe nuk bënë të fyhen veteranët.

“Pse i dhemb nuk bon
mena fy kategorinë e veteranëve, sepse ai lexojke arkiva të Serbisë e unë kam
plot mesazhe të kësaj kategorie që s’kan miell në shtëpi”, shtoi Berisha për
Insajderin.

Në këtë, deputeti
Berisha, ish komandant i luftës dhe nder ushtarakët e shquar, sipas dëshmisë së
deputetëve tjerë, thuhet ti ketë thënë me një nënqeshje ironike se, “për këtë
të dytëm është zanati im, edhe pse prej kohësh nuk kam prekë armë” kurse për
punën tënde në Beograd në vitet ’98/’99, kur të duash shtrohemi dhe te
dokumentoj veprimet tuaja”.

Gazeta Insajderi në
anën tjetër ka kontaktuar edhe deputetin Abazi, por, ai nuk ka dashur të flasë
për rastin.

“Jo nuk dua të
përgjigjem, faleminderit”, tha shkurt ai.

You may also like