Berisha habit me deklaratën: Lëvizja e dhjetorit, më e rëndësishmja pas shpalljes së Pavarësisë

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar lëvizjen studentore të dhjetorit si më të rëndësishmen pas shpalljes së Pavarësisë.

“Unë nuk injoroj kurrsesi luftën, por gjaku që u derdh për liri, për dinjitet, solli, se historinë duhet ta themi siç është, ne kaluam nga një pushtim në një pushtim tjetër, në një diktaturë që u kushtoi shqiptarëve më shumë se në çdo regjim mizor,” – u shpreh Berisha.

Sipas tij, shkëputja nga ajo diktaturë nëpërmjet kësaj lëvizje ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

You may also like