Berisha flet pas ndeshjes me Napolin, zbulon sekretin e penalltisë së pritur

by admin
Spread the love

Etrit Berisha zhvilloi një ndeshje fantastike përballë Napolit pavarësisht faktit se ekipi i tij u mposht me rezultatin minimal 1-0. Gardiani shqiptar arriti të priste një penallti dhe pas ndeshjes ai zbuloi edhe sekretin se si e ndali Lorenzo Insignen.

“Kam studiuar mënyrën se si ai godet, ka goditur 5-6 të fundit fuqishëm dhe në cep. Isha me fat”.

NDESHJA- “Kemi luajtur si të barabartë, në pjesën e parë nuk kishte nevojë të bëja shumë ndërhyrje. Ata kanë lojtarë që ditën të bëjnë diferencën dhe kjo gjë u pa. Napoli është skuadra më e fortë që kam parë dhe në pjesën e dytë ishte shumë e vështirë për t’u përballur”.

E ARDHMJA- “Jam te Torino dhe shpresoj që edhe e ardhmja të jetë këtu. Dua që të qëndroj për të ndihmuar këtë skuadër që mund të bëjë gjëra të mëdha. Dua të jap gjithmonë maksimumin. Mëkat për pikët që humbëm, mund të qëndronim në garë për Europën. Na ka munguar diçka, tani duam ta mbyllim mirë kampionatin”. /oversport.tv /oversport.tv

You may also like