Bergomi: Dybala tek Interi? Me sulmuesi e tjerë po, por duhet ndryshuar skema

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Paulo Dybala mund të jetë një nga afrimet më të bujshme të sezonit tjetër për Interin. Sulmuesi argjentinas nuk do të rinovojë kontratën me “Zonjën” dhe sipas mediave italiane, lojtari ka arritur një marrëveshje me Interin për të veshur fanellën zikaltër sezonin tjetër.

Këtë transferim e ka komentuar edhe legjenda e Interit, Beppe Bergomi. Ai foli për “La Gazzetta dello Sport” ku dha edhe përshtypjet e tij mbi këtë transferim të mundshëm.

“Dybala tek Interi? Bashkë me sulmuesit e tjerë po. Ndryshe kush do të jetë lojtari që do të futet në thellësi? Interi duhet të dominojë gjithmonë lojën, por me skemën 3-5-2 nuk mund ta bëjë këtë gjë. Për të përfshirë në ekip Dybalën, Inzaghi duhet të ndryshojë diçka në fazën sulmuese”.

Bergomi foli gjithashtu edhe për luftën për titullin kampion të Serie A: “Sot them se Milani ka 75% shanse, ndërsa Interi 25%. 5% ia kam shtuar Interit vetëm pas fitores që arriti në Kupën e Italisë. Historia tregon se asgjë nuk duhet marrë si e mirëqenë”. /oversport.tv

You may also like