Beqiri, boksieri i tretë në botë/ Ekipi shqiptar, paraqitje të mirë në kampionatin botëror në Beograd

by admin
Spread the love

Ka mbërritur në Tiranë ekipi i boksit shqiptar i cili bëri një paraqitje shumë të mirë në Botërorin e Beogradit dhe kampionatin ballkanik të zhvilluar në Kroaci.

Ndalesën e parë e kanë bërë në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar të ftuar nga presidenti Fidel Ylli.

Ndërkohë që rezultati më i lartë për boksin shqiptar padyshim ishte ai i vendit të tretë në botëror të Alban Beqirit në Beograd.

Për presidentin e federatës shqiptare të boksit, gjithë këto rezultate e bëjnë atë ndër federatat sportive më të suksesshme në vend.

Ndërsa presidenti i KOKSH Ylli e mbylli me premtimin se këtyre sportistëve do t’i ndryshojnë kushtet e stërvitjes.


Top Channel

You may also like