Beppe Sala: Unë do ta mbaja San Siron, më duket e komplikuar ta shemb

by admin
Spread the love

Kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, ka folur sërish për të ardhmen e “San Siros”. Ai përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij për çështjen e stadiumit, ku mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Ambrogini d’oro.

“Hipoteza ime e preferuar vazhdon të jetë që San Siro të rregullohet. Do të lija stadiumin atje dhe do ta vendosja në vend. Do të lija dhe një unazë funksionale dhe pastaj e kundërta. Në mënyrë që njerëzit të vazhdonin të shkonin në stadium. Në çdo rast unë do ta mbaja San Siron, gjithashtu më duket e komplikuar ta shemb.” – u shpreh Beppe Sala.

Teksa debati vazhdon, Bashkia e Milanos po punon për përgatitjen e dosjes së saj. Kjo e cila duhet të arrijë brenda 60 ditëve nga dërgimi i raportit përfundimtar. Shpresa e Interit dhe Milanit është që dosja të arrijë atje deri në Krishtlindje. /oversport.tv

Foto: Beppe Sala, Facebook

You may also like