Benzema nuk ndalet, 19 gola në 19 ndeshjet e fundit të Championsit – Shqip

by admin
Spread the love

Ylli I Real madridit, Karim Benzema vijon me paraqitje të shkëlqyeshme në garat e Ligës së kampionëve me golat dhe performancën e tij.

AI në ndeshjen kundë Liverpoollit realizoi dy gola në fitoren e ekipit të tij 2-5.
Falë këtyre dy golave, Benzema u bë lojtari që ka shënuar më shumë gola kundër Liverpoolit në garat e Ligës së Kampionëve, plot 6 të tillë.

Pra ai ka shënuar 6 gola katër i ka shënuar në “Anfield”, duke u bërë gjithashtu dhe lojtari që ka shënuar më shumë gola si mysafir në këtë kompeticion.

Një tjetër statistikë interesante është se fituesi i “Topit të Artë” ka shënuar 19 gola në 19 ndeshjet e tij të fundit në Ligën e Kampionëve. Ai gjithashtu në shtatë ndeshjet e fundit ka realizuar 12 gola, që dëshmon se ai është një fenomen I panda;lshëm i futbollit. /KLanMacedonia/

You may also like