Bentley i Ronaldos kthehet pa asnjë pikë karburanti pas shtatë orësh pritje në pompë të benzinës

by admin
Spread the love

Makina e Cristiano Ronaldos priti plot shtatë orë në një pompë të benzinës për t’u furnizuar me derivate.

Bentley i tij luksoz me vlerë prej 225 mijë eurosh u kthye pa asnjë pikë karburanti.

Gjithashtu edhe një anëtar i ekipit të sigurimit të Ronaldos me një Range Rover u parkua pranë Bentleyt në pikën e karburantit, por e përjetoi fatin e njëjtë.

Siç raportojnë mediat angleze të dy shoferët shkuan në pikën e karburantit në orën 14:20, por gjashtë orë e 40 minuta më vonë, ata e kuptuan se duhej të largoheshin pa u rimbushur dhe u larguan rreth orës 21:00.

Ronaldo nuk ishte aty, por duket se njëri prej futbollistëve më të mirë në botë është në telashe të njëjta si shumica e njerëzve në Britani të Madhe, të cilët nuk po mund të gjejnë karburant dhe po detyrohen të presin me orë të tera në pika mbushëse.


You may also like