Beniada pjesë e “Top Channel”, reagon Alesia Bami

by admin
Spread the love

Në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në “Top Channel” e ftuar ishte moderatorja e “E diell” Alesia Bami, e cila sapo ka nisur një projekt të ri, të quajtur “Vajzat me Kordele”, Ky projekt ka startuar të dielen e kaluar, dhe ka në fokus vajzat, të cilat e duan dhe vlersojnë trupin e tyre ashtu si është.

Alesia Bami ka bërë gjithashtu me dije se vajza që do të shpallet fituese në këtë program do të ketë mundësi t’i bashkohet skuadrës së “E Diell”.

Megjithatë, një nga deklaratat e moderatores që ka tërhequr më shumë vëmendje, ka qenë referuar Beniadës.

Bieta Sulo e pyeti atë se sa e gatshme do të ishte të mirëpresë konkurrenten e “Big Brother VIP Albania” Beniada Nishanin në “E Diell” apo te “Procesi Sportiv” ku ajo bashkëprezanton me Manushin.

“Beniadën e kam ndjekur më shumë në ‘Big Brother Vip’, por e kemi pasur disa herë të ftuar edhe në “E Diell”. Më duket shumë pozitive dhe mendoj që do t’i duhet studios së Procesit Sportiv me atë energjinë pozitive që ka.”- u përgjigj moderatorja.

Një nga surprizat që iu bë Beniadës ka qenë pikërisht njoftimi se do të jetë tashmë pjesë e televizionit të “Top Channel” për të moderuar emisione të ndryshme, një ëndërr që banorja ka shumë kohë që e ka shprehur.


You may also like