Beniada konfirmon lidhjen e re, publikon foton e ëmbël me partnerin (FOTO)

by admin
Spread the love

Prej disa javësh, modelja e njohur Beniada Nishani dhe ish-futbollisti shqiptar, Blerti Hajdari janë vendosur në qendër të mediave rozë dhe po përfliten si një nga çiftet më të reja të showbiz-it në vend. Edhe pse dyshja nuk kanë pranuar ende asgjë se janë së bashku, detajet thonë të kundërtën

Ish-banorja e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania dhe vëllai i Arbër Hajdarit nuk kishin konfirmuar asgjë, deri më sot. Beniada ka ndarë pak orë më parë një foto dorë për dore me Blertin në rrjete sociale. Edhe pse ajo nuk ka postuar një foto me fytyrë dhe nuk ka bërë tag, kjo nuk ishte e vështirë për t’u kuptuar, pasi byzylyqet në dorën e djalit janë të Blertit.

Edhe pse emri i tij nuk është shumë i njohur, Blertin e shohim çdo të hënë në emisionin sportiv “Procesi Sportiv”, ku ai është prej kohësh është opinionist, dhe ky thuhet se u njoh edhe me Beniadën, me të cilën tashmë ka nisur një marrëdhënie.

Pak javë më parë, Beniada ishte një nga të ftuarat e pakta nga Big Brother Albania, në dasmën e vëllait të Blertit, i cili është themeluesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari.

You may also like