Beniada dhe partneri i saj (vëllai i Arbër Hajdarit) mbështesin Luizin: Është legjendë

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli, këngëtari i njohur shqiptar, i cili është bërë së fundmi pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP duket se është kthyer në një nga banorët më të preferuar jo vetëm të publikut, por edhe të shumë emrave të njohur te showbiz-it shqiptar.

Pak ditë më parë, këngëtari deklaroi se vuante nga një sëmundje e rrallë, por në mbrëmjen e së martës, ai tha se në fakt kjo nuk ishte historia e tij, por e një shoku. E pavarësisht se ai iu nënshtrua analizave, ku rezultoi se gëzon shëndet të plotë, sërish njerëzit besojnë se Luizi nuk mashtron dhe ai ka vërtetë diçka.

Ditën e djeshme në krah të këngëtarit kanë dalë edhe Beniada Nishani bashkë me partnerin e saj Blerti Hajdari, vëllai i opinionistit Arbër Hajdari. Ndërsa kanë qenë duke ndjekur bashkë programin, ata kanë postuar foto në rrjetet sociale ku duket edhe i njëjti kënd i shtëpisë.

Blerti dhe Beniada kanë fiksuar momentin kur Luizi kujdeset për Kiarën pasi kjo e fundit u rikthye në shtëpi nga spitali. Këngëtari i qëndron pranë moderatores, teksa ajo përpiqet të ndërrohet, ndërkohë që i mban një jorgan si mburojë në mënyrë që banorët e tjerë të mos e shikojnë. ‘Është legjendë përfundimisht. Pure love’ -shkruan Blerti, ndërsa Beniada shkruan ‘Të dua’ në rrjetet e saj sociale.

You may also like