Beni Shaqiri: Nuk dua ta shoh rrugën e “Cvetan Dimovit” si në Palestinë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Kandidati për qytetin e Shkupit nga radhët e PLD-RDM, Arben Beni Shaqiri, tha se nuk mund ta sheh rrugën e “Cvetan Dimovit” si në Palestinë. Ai gjithshtu tha se Çairi është një prej lagjeve më të mira dhe me të bukura të Shkupit

MARKETING I PAGUAR POLITIK

“Të flasim pa doreza. Nuk mund ta shikoj, edhe pse nuk vij shumë shpesh, mirëpo dy tre herë në javë e kaloj rrugën “Cvetan Dimov”, shkoj në Çair se këtu i kam shokët, këtu kam familjen. Në fund të fundit, shkoj tek varrezat ku e kam babën, ku i kam tezet për ta këndu një dua. Dhe e shoh se çfarë po ndodh. Këtu i kam emocionet, këtu i kam kujtimet. Nuk dua ta shoh rrugën e “Cvetan Dimovit”, si në Palestinë. Le të ma bëjnë hallall palestinezët, le të më falin por mendoj se Çairi është një prej lagjeve më të mira dhe me të bukura të Shkupit. Ështën njëfarë vule shkupjane”, deklaroi Beni Shaqiri.

Beni Shaqiri më tej shtoi se më herët kur të rinjtë donin të lavdëroheshin, thonin se janë ngë Çairi. /SHENJA/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like