Benfica nën hetim për manipulim, dyshohet se ka trukuar ndeshje – Shqip

by admin
Spread the love

Futbolli portugez po kalon një moment jo shumë të mirë. Në qendër të akuzave është klubi i famshëm portugez, Benfica dhe anëtarët e bordit drejtues në periudhën mes viteve 2016-2020.

Duke iu referuar këtyre burimeve, Benfica akuzohet se ka përfituar nga rezultate të manipuluara në disa ndeshje. Mes të dyshuarve është edhe Rui Costa, i cili aktualisht është President i klubit duke zëvendësuar Luís Filipe Vieira.

Ky i fundit dha dorëheqjen në verën e vitit 2021 pasi u shpall fajtor në bazë të një hetimi për mashtrim tatimor. Natyrisht klubi ka mohuar kategorikisht përfshirjen në këtë skandal, duke qenë e hapur totalisht për të bashkëpunuar me autoritetet kompetente.

Gjatë kësaj periudhe, Benfica ka fituar dy tituj kampion, dy herë nënkampion dhe 2 herë vend i tretë. Në rast se shpallet fajtor, klubi 118-vjeçar rrezikon jo vetëm heqjen e titujve, por edhe uljen e pikëve në klasifikim e ndoshta zbritjen nga kategoria.

Klan News

You may also like