Benfica nën akuzë për trukim ndeshjesh – Shqip

by admin
Spread the love

Manipuloi një takim për t’u kualifikuar në Champions

Edhe futbolli portugez rrezikon të përfshihet nga një skandal i ri, pas një hetimi që ka më shumë se pesë vjet që ka nisur mbi Benfikën, një nga klubet e Lisbonës. Siç raporton një televizion vendas klubi dyshohet për trukim në lidhje me ndeshjen e fundit të kampionatit 2017/18.

Në atë kohë Benfica fitoi 1-0 ndaj Moreirense dhe siguroi kualifikimin për në Champions League duke parakaluar Sportingun. Goli I fitores erdhi si një 11-metërsh për një faull nga Alfa Semedo.

Ky është momenti kur futbollistit i përplaset topi në dorë dhe arbitri i takimit pa hezitim drejton gishtin nga pika e bardhe e penalltisë. Por ajo çka forcon dyshimin është se pak javë më pas, Moreirense arkëtoi 2.5 milionë Euro nga Benfica për 50% të kartonit të këtij lojtari.

Klubi nga Lizbona falë asaj fitoreje në javën e 34-të të kampionatit, Benfica i garantoi vetes vendin e dytë pas Portos, që kishte siguruar titullin kampion të Portugalisë, dhe aksesin në Ligën e Kampionëve të UEFA-s.

Nuk arriti të dite nga grupi, por zbriti në Europa league dhe atë vit, pjesëmarrja në Europë i solli klubit shumën maksimale prej 43 milionë Eurosh.

Tv Klan

You may also like