Benard Ndreca për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Nishani: Veprat e punës së tij do të kujtohen gjithmonë nga ne, ngushëllime bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ditën e sotme, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare ish-Presidenti Bujar Nishani, ish-kreu i shtetit shqiptar, fillimisht u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”, më pas u dërgua në Gjermani, ku prej ditësh po merrte mjekim më të specializuar, ku fatkeqësisht ndërroi edhe jetë

Të shumtë kanë qenë mesazhet e ngushëllimit nga figura të larta të politikës shqiptare, por një reagim ka ardhur edhe nga dega e PD-së Vau Dejes, ku Kryetari i kësaj dege Benard Ndreca, ka shprehur pikëllimin e tij për këtë humbje të madhe për politikën shqiptare. “Gjithmonë ikja nga kjo botë është trishtim, por sot ky lajm i trishtuar për ndarjen nga jeta të ish- Presidentit Bujar Nishanit, na tronditi te gjithëve”, transmeton Lajme.al


You may also like