Benard Ndreca: Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ditën e sotme , Kryetari i PD-së Vau Dejës, Benard Ndreca, me anë të një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, ka kujtuar themelimin e Partisë Demokratike, 32 vite më parë.

Gjithashtu, Ndreca thekson se kjo rrugë që nisi 32 vite më parë, ishte si një dritë jeshile për të dalë kështu nga izolimi i diktaturës komuniste, duke nisur kështu filimi i demokracisë.

“32 vite një rruge udhëtim që nisi në kohët kur ishim të izoluar nga diktatura komuniste dhe atëherë nisi të shikohet drita jeshile e lirisë, e cila do shënojë fillimin e demokracisë në vendin tone”.

Postimi i Plotë i Ndrecës:

“32 vite një rruge udhëtim që nisi në kohët kur ishim të izoluar nga diktatura komuniste dhe atëherë nisi të shikohet drita jeshile e lirisë, e cila do shënojë fillimin e demokracisë në vendin tonë.
Këto 32 vite patëm plotë sfida dhe arritje që as dhe një forcë politikë tjetër nuk i realizoi.
Sot jemi përballë faktit se e vetmja shpresë që nis një epoke të re për vendin tonë, është Partia
Demokratike, kjo do të fillojë që më 14 Maj 2023.
Gëzuar 32 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike”, shkruan Benard Ndreca.

You may also like