Belotti i vendos ultimatum Romës, nuk mungojnë ofertat nga Franca

by admin
Spread the love

Andrea Belotti nuk dëshiron të presë më dhe kërkon të transferohet menjëherë tek ekipi i ri ku do të vazhdojë aventurën. Për rrjedhojë “Gjeli” i ka vendosur ultimatum klubit të Romës, që konsiderohet edhe në “pole position” për shërbimet e sulmuesit.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, Belotti i ka vendosur si afat final për një përgjigje Romës ditën e diel. Në të kundërt ish-sulmuesi i Torinos do të shqyrtojë mundësitë e tjera që i ofron merkato.

Roma sakaq është e bllokuar nga fakti se Shomurodov ende nuk ka pranuar të largohet dhe për këtë arsye nuk po investon dot te sulmuesi italian. Belotti nga ana tjetër ka oferta nga Nice, që është edhe kandidati i dytë pas Romës.

Nuk mungojnë ofertat gjithashtu edhe nga ekipe të tjera si Galatasaray, Bologna dhe Salernitana. /oversport.tv

You may also like