Belotti është i Romës, mungon vetëm një detaj për të zyrtarizuar gjithçka

by admin
Spread the love

Gjatë ditëve të ardhshme Roma do të njoftojë blerjen e Andrea Belottit, lojtari që do të kompletojë sulmin e ëndrrave të projektuar nga Mourinho.

Gjithçka do të bëhet zyrtare ditën që Eldor Shomurodov do të transferohet te Bologna. Tiago Pinto shpreson një huazim me detyrim blerjeje, por klubet po punojnë për të gjetur një zgjidhje tjetër. Në rastin më të mirë, Roma do të arkëtonte 10 milionë në vitin 2023, pa humbur ndonjë shumë të madhe (kujtojmë që lojtari u ble 17.5 milionë para dy vitesh).

Në anën tjetër Belotti është gati për të firmosur, pasi ka marrë siguri nga drejtuesit e klubit verdhekuq dhe për këtë arsye ka refuzuar ofertën e Wolverhampton që i ofronte një pagë më të lartë se kryeqytetasit.

Sulmuesi e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij. Do të firmosë për tre vite dhe do të përfitojë rreth 3 miionë euro neto në sezon. / Oversport.tv

You may also like