Bellerin mund të largohet në janar, mbrojtësi shënjestrohet nga ekipi italian

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Teksa pritet largimi i Karsdorp, Roma hidhet në sulm për të gjetur një mbrojtës të djathtë gjatë merkatos së dimrit. Një nga objektivat konkret i verdhekuqëve, është mbrojtësi i Barcelonës, Hector Bellerin.

Siç raporton dhe e përditshmja italiane “Calciomercato”, Bellerin iu ofrua Romës muajin e kaluar si një opsion që mund të arrijë në janar. Ish-mbrojtësi i Arsenalit u bashkua me Barcelonën verën e këtij viti me një kontratë njëvjeçare dhe shanset për rinovimin me katalanasit janë të pakëta.

Kryeqytetasit të cilët triumfuan vitin e kaluar në Uefa Conference League. pozicionohen në vendin e 7 të renditjes së Serie A. Jose Mourinho do të provojë të hyjë në luftë për një vend në top katërshen e renditjes, duke marrë ndihmën e Wijnaldum dhe Dybala të cilët mund të kthehen përfundimisht nga dëmtimet. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Twitter

You may also like