Bellai: Ndeshja më e mirë e Bylisit nën drejtimin tim, pushimi na shërbeu

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Bylisit Arian Bellai ka folur për Oversport pas fitores së thellë të arritur përballë Erzenit.

“Përgëzoj çunat për shpirtin që dhanë në fushë. E dinim që kishim një nga ekipet më në formë të kampionatit. Jemi me fat që i shënuam të parët Erzenit, jo një por 4 gola. Pushimi na shërbeu shumë mirë. Të gjithë lojtarët ndihmuan ekipin në maksimum.

Punuam gjatë gjithë kohës duke studiuar kundërshtarin, pikat e dobëta dhe pikat e forta. Vertikalizuam mirë dhe me goditjet standarde ishim rezultativ. I uroj suksese Erzenit, pasi një humbje nuk i hedh poshtë vlerat e skuadrës. Është mirë që të shënosh me lojtarë të ndryshëm.

Goli i Lajthisë na ndihmoi që të ishim më të lirshëm në fushën e blertë dhe më pas të shënonim edhe golat e tjerë. A është ky Bylisi që doni? Është ndeshja e parë që kemi luajtur mirë në çdo aspekt. Gjithçka që kemi bërë në stërvitje sot na doli. Futbolli i ka të treja rezultate dhe barazimi ndaj Egnatias na ndihmoi që të fitonim sot.

Ofertë për stolin e kombëtares do e pranonit? E kam veshur shumë herët fanellën e kombëtares. Kushdo që luan aty duhet të japë maksimumin për fanellën, nuk ka rëndësi nga çfarë klubi vjen. Edhe një trajner duhet ta ndjejë kombëtaren. Unë jam i vogël për kombëtaren, duhet të punoj akoma që të arrij në këto nivele”, ka thënë mes të tjerash Bellai. / Oversport.tv

You may also like