Bellai: Më kënaq ky barazim, ja nota që meriton Bylisi im

by admin
Spread the love

Trajneri i Bylisit, Arian Bellai ka folur për Oversport pas barazimit përballë Erzenit.

“Jam i kënaqur me rezultatin. Dua të përgëzoj çunat për atë që kemi bërë në këto dy ndeshjet e fundit. të gjithë djemtë dua ti falënderoj, pasi skuadra ka marrë 4 pikë në këto 2 sfida. Jemi shumë të kënaqur, që kemi marrë 4 pikë në transfertë dhe kemi mbyllur në mënyrë të mirë këtë vit.

Në një ndeshje ka rëndësi rezultati. Mua kjo gjë më kënaq, pasi në pjesë të parë nuk luajtëm mirë dhe i dhamë shumë hapësira Erzenit. Kam bërë disa ndryshime në role dhe jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve në skemën e re 3-5-2.

Pjesën e dytë kemi luajtur mirë, por nuk arritëm që të shfrytëzonim kundërsulmet. Nota e Bylisit? Nga loja dhe shpirti 9, nga rezultatet 7”, ka thënë Bellai. / Oversport.tv

You may also like