Belinda Balluku: Nuk ka vendim për rritjen e çmimit të energjisë për familjet dhe bizneset e vogla, jemi në studim tregu

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, deklaroi sot se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për familjarët që harxhojnë mbi 700 KW.

Ajo u shpreh në një intervistë në “Kjo Javë”, se qeveria nuk ka marrë ende një vendim për të rritur çmimin e energjisë, por ka nisur një studim tregu lidhur me çmimin e energjisë.

Sipas saj, situata është dinamike në tregun ndërkombëtar të energjisë.

E pyetur nëse do të përballemi me mungesë energjie, Balluku tha se qeveria është duke marra masa në mënyrë që të mos kemi mungesë energjie në vend.

Pyetje: Energjia për ata që konsumojnë mbi 700 KW?

Balluku: “Nuk ka një vendim por kemi bërë një analizë për fashën mvbi 700 Kë vendosim n jë ҫmim tjeter. Kemi nisur një studim tregu për çmimin e energjisë. Ne nuk do të ndryshojmë asgjë nga sa kemi thënë. Familjarët do të mbrohen duke mos rritur asnjë qindarkë çmimin e energjisë. Përsa i përkët përdorimit familjar, 700 Kë i përkojnë një konsumi mesatar të qëndrueshëm për një familje për një numër të konsiderueshëm anëtarësh. Ne jemi akoma në analizë dhe nuk kemi marrë ende një vendim. Ka konsume që nuk kanë lidhje me konsumin bazik. Vitet e thata nuk kanë nevojë për shumë fakte, por themi se kaskada e Drinit është menaxhuar shumë mirë. Përveç kaskadës së Drinit kemi dhe dy kaskada të tjerë dhe janë privatizuar nga qeveria në ikje në shkëmbim të Tvsh”.

Pyetje: Prodhimi i Biotcoin dhe kanabis, kanë konsumuar energji?

Balluku: “Nuk na rezulton të jenë përdorues të energjisë, por fakti se Shqipëria ka evidentuar raste të tilla, tregojnë se ne po i paraprijmë e këtyre rasteve. Ky është një aksion që duhet parë sesi vepron policia në raste të tilla dhe duhet përgëzuar për këtë, ndërsa opozita duhet të bëj akuza që të fshehë situatën që është”.

Pyetje: Do të kemi mungesa të energjisë në muajt në vijim?

Balluku: “Ne kërkojmë që të maksimalziojmë liqenin e Fierzës, për të krijuar rezerva energjitike. Synimi ynë është që në vjeshtën e 2022 të kemi një kapacitet më të siguruar dhe të kemi sa më pak importe. Kjo është një situatë dinamike në tregun ndërkombëtar të energjisë”.

You may also like