Belind Këlliçi zbulon se kur do të zhvillohet protesta e radhës: Edi Rama mban me dhunë në selinë e PD Lulzim Bashën

by admin
Spread the love

I ftuar në ‘Open’, Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit tha se brenda këtij muaji do të mbahet protesta e radhës. Berisha do të nisë një tjetër tur, duke filluar me Shkodrën, pasi sipas Këlliçit është e nevojshme të rishikohet gjithçka dhe të merren opinionet e mbështetësve për situatën në fjalë.

Këlliçi: Edi Rama mban me dhunë në selinë e PD Lulzim Bashën që të rri në pushtet! Po bëjmë atë që duhet të bëjë një parti demokratike që të takojë anëtarët e partisë. Ne duhet të ridemosionojmë aksionin tonë dhe planet për protestat e radhës. Do të jetë një tur, duke nisur me Shkodrën ku ka mbetur një bashki dhe do nisim me marrjet e opinioneve. Është e nevojshme që të gjithë këto ngjarje që kanë ndodhur, të rishkohet mbas për të marrë opinionin e mbështetësve. Ka një kërkesë të rritur për takimet. Brenda këtij muaji do të jetë protesta e radhës por përballja do të jetë me Edi Ramën. Lulzim Basha nuk ekziston më, të helmosh me gaz lotsjellës anëtarët e partisë tënde nuk është normale! Do rrëzojmë Rama-Basha. Nga data 8 janari godina e PD administrohet nga Rama. Brenda 30 sekondave arritën që me policinë të nxirrte jashtë demokratët me dhunë!

You may also like