Belind Këlliçi shkon në Policinë e Tiranës, zbardhet arsyeja

by admin
Spread the love

Deputeti Belind Këlliçi ka depozituar një kallëzim në Policinë e Shtetit në lidhje me vjedhjen e materialeve dhe pajisjeve në zyrën e tij  të punës në FRPD.

Postimi i Këlliçit:

“Për cilindo që vë merak për ndjenjat e mia amerikane dhe që rreket të ngulë vend e pavend flamurin amerikan për kredenciale dhe mburojë politike, e përshëndes bashkë me tim vëlla Redin, shtetas amerikan dhe shqiptar njëkohësisht. Të dy kemi studiuar në SHBA, ndërsa Redi vijon të ushtrojë atje profesionin e avokatit.

Sapo depozituam një kallëzim shtesë në lidhje me vjedhjen e materialeve dhe pajisjeve në zyrën time të punës në FRPD, ku ndër të tjera janë vjedhur edhe të dhëna personale të Redit në pajisjet e mia elektronike.”-shprehet Këlliçi.

You may also like