Belind Këlliçi del me thirrjen e fortë: Të largohen ata që i lanë njollë PD-së, Basha dështim

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka folur ditën e sotme në një emision televiziv në lidhje me financimet ruse në PD.

Këlliçi foli për financimet ruse në Partinë Demokratike, ku përgjegjës të vetëm bëri ish-liderin demokrat, Lulzim Basha.

Sipas Këlliçit, duhet të mbajë përgjegjësi kushdo që ka qenë i lidhur me atë aferë.

“Ata që i kanë lënë një njollë PD-së, duhet të largohen. PD duhet të marrë vesh njëherë të vërtetë.

Lulzim Basha rezultoi një dështim politik në drejtimin e opozitës. PD nuk mund të ketë një njollë për shkak të veprimeve të një lidershipi.

Personat që kanë qenë përgjegjës të bëhen transparentë. Uroj që askush në PD të mos dalë i lidhur me këtë aferë. Personat që kanë pasur dijeni të mbajnë përgjigjësi,” tha ai.

You may also like