Belind Këlliçi bën paralajmërimin e fortë: Një aferë tjetër do të bëhet publike, ja për çfarë bëhet fjalë

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar sërish aferën e inceneratorëve.

Duke theksuar sërish se ky projekt është një vjedhje e hapur, ai paralajmëroi se shumë shpejt do të dalin dokumente që do të nxjerrin në dritë një tjetër aferë të Bashkisë Tiranë dhe zyrtarëve të tjerë, përveç Erion Veliajt.

“Një pjesë e truallit ka qenë tokë private, një pjesë e truallit ka qenë pronë shtet. Tek prona do të shihni së shpejti një aferë tjetër. Do ta shihni së shpejti. Do të bëhen publike dokumente të tjera, të cilat do të provojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Bashkisë Tiranë dhe zyrtarëve të tjerë përveç Erion Veliajt, në afera të tjera.”– u shpreh Këlliçi.

You may also like