Belgjika merr fitore minimale ndaj Kanadasë dhe kryeson grupin F

by admin
Spread the love

Belgjika e ka mbyllur me fitore ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Kupën e Botës Katar 2022, ndërsa triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Kanadasë.

Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, me Kanadanë që mund të kishte dalë me një pikë nga kjo përballje nëse Davies nuk do të kishte humbur penalltinë në minutën e 11’.

Nga ana tjetër Belgjika shfrytëzoi mundësinë në minutën e 44’, me Batshauyi, i cili pas një asisti nga Alderweireld, gjeti rrugën drejt rrjetës.

Në pjesën e dytë të takimit të dyja skuadrat tentuan të gjenin rrugën drejt rrejetës, por pa mundur të finalizonin siç duhej rastet, duke bërë që takimi të mbyllej me vetëm një gol.

Pas përfundimit të ndeshjeve të para edhe për Grupin F, Belgjika kryeson me tre pikë, Kroacia dhe Maroku mbajnë respektivisht vendin e dytë dhe të tretë me nga një pikë secili, teksa Kanadaja renditet e fundit me zero pikë.

Davies humbet penalltinë në minutën e 11′.

Goool! Super Batshuayi, Belgjika merr avantazhin në minutën e 44′.


Top Channel

You may also like