Belgjika kthehet në shtëpi para kohe, kualifikohen Maroku dhe Kroacia

by admin
Spread the love

Janë luajtur ndeshjet e fundit të Grupit F, që kanë përcaktuar edhe dy skuadrat që do të vazhdojnë më tej aventurën e tyre në Kupën e Botës, Katar 2022. Maroku mposht 2-1 Kanadanë, zë vendin e parë në grup dhe siguron një kualifikim historik mes 16 skuadrave më të mira të turneut.

Supersfida e grupit përballja Kroaci-Belgjikë mbyllet në barazim 0-0 dhe janë kroatët ata që sigurojnë një biletë për në fazën tjetër të turneut, duke zënë vendin e dytë në grup. Eliminohet para kohe, Belgjika, një nga skuadrat favorite për të fituar Kupën e Botës në startin e turneut.

Ndonëse i afrohen golit me Mertens në pjesën e parë dhe Lukakun në pjesën e dytë, belgët nuk arrijnë të fitojnë një sfidë, që duhej fituar me çdo kusht dhe i thonë lamtumirë Kupës së Botës. Kroacia merr pikën që i duhej dhe kualifikohet në turin tjetër të turneut.

Në ndeshjen tjetër të grupit Maroku mposht 2-1 Kanadanë (që ishte e eliminuar) dhe kualifikohet në turin tjetër si e para e këtij grupi. Gjithçka vendoset në pjesën e parë: Ziyech dhe En-Nesyri kalojnë në avantazh të dyfishtë afrikanët, ndërsa autogoli i Aguerd vlen vetëm për statistika.

Verdiktet e grupit F: Kualifikohen Maroku dhe Kroacia, eliminohen Belgjika dhe Kanadaja. / Oversport.tv

You may also like