Belegu: Të largohen të gjitha masat, por të implementohet strikt shërbimi vetëm për personat e vaksinuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Biznesmeni i njohur, Erolld Belegu, përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social facebook, ka renditur një listë këshillash për Qeverinë Kurti për t’u përballur me shpërthimin e rasteve të infektimeve me Covid.

Ai kërkon, mes tjerash, që të largohen të gjitha masat, por të implementohet strikt rregulli- shërbimi vetëm për personat e vaksinuar.

POSTIMI I PLOTË:

Një këshillë për Qeverinë e Kosovës për luftimin e Covid-19:

  • Të largohen të gjitha masat, por:
  • Të implementohet strikt rregulli- shërbimi vetëm për personat e vaksinuar;
  • Transporti publik, gastronomia, klubet e natës, palestrat dhe stadiumet, shërbimet publike, shkollat dhe fakultetet, si dhe të gjitha institucionet dhe bizneset të hapen menjëhere dhe të shërbejnë vetëm personat e vaksinuar;
  • Cilido biznes që nuk bënë verifikimin e klientëve nëse janë të vaksinuar të dënohet rënd apo të mbyllet tërësisht për një kohë;

Vaksina ka mjaftë, nëse dikush nuk dëshiron të vaksinohet dhe dëshiron të rrezikojë vetveten dhe të tjerët, duhet ti ndalohet prania në ambiente ku qendrojnë njerëzit e ndërgjegjshëm që zbatojnë rekomandimet e OSHB-së dhe Qeverisë!

Këtë tash e bën e tëre bota, andaj Qeveria e Kosovës nuk ka çka me shpik! Vetëm duhet guxim e vendosmëri për zbatim dhe kontroll të masave. Nuk ka nevojë kot të angazhoj inspektorë e policë për zbatimin e orës policore e ndaljes së muzikave por t’i detyroj institucionet dhe gastronomet në verifikimin e hyrjes vetëm për personat e vaksinuar (që sot askush nuk e zbaton)!
Asnjë masë tjetër nuk është e nevojshme!

You may also like