Bekteshi: Rritet çmimi i kastravecëve dhe domateve, do të shiten nga 95 denarë

by admin
Spread the love




Qeveria sot ka marrë vendim që nga nesër të rritet çmimi i ngrirë i domateve në 95 denarë për kilogram, i njëjti çmim do të jetë edhe për kastravecët, ndërsa qepa do të rritet për 10 denarë. Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se kjo rritje bëhet si rezultat i asaj që ka pasur ndryshime në çmimet e importit në doganën tonë edhe atë rritje për 30% për disa produkte të caktuara, veçanërisht tek domatet dhe kastravecat.
“Qeveria rritje të caktuara të çmimeve të produkteve të ngrira nga java e kaluar për arsye se javën e kaluar u njoftuan ndryshime në çmimet Rritje ka për çmimet e domateve për të cilat 95 denarë do të jetë çmimi më i lartë, gjithashtu edhe kastravecët 95 denarë, çmimi i qepëve është rritur për 10 denarë, çmimi i Specave do të jetë 100 denarë, thjerrëzat 110 denarë ndërsa të gjitha produktet tjera do të jenë me çmime ndër 100 denarë. Kjo masë do të zgjasë gjatë gjithë muajit dhe nëse me kalimin e kohës vërejmë ulje të çmimeve të faturave, do të ndërhyjmë me ulje”, ka deklaruar Bekteshi, raporton SHENJA.


You may also like