Bekteshi: Qeveria me rekomandime dhe masa për kursimin e energjisë elektrike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi informoi sot se Qeveria ka marrë disa masa me qëllim ballafaqimit më të lehtë me krizën energjetike.
Ai tha se qëllimi i këtyre rekomandimeve është që gjatë dimrit të mos ketë reduktime të energjisë elektrike si dhe çmimi i faturave të mos jetë i lartë.
“Rekomandimet janë të ndarë në më tepër kategori, para se gjithash nëse bëhet fjalë për kompani, amvisëri, hapësira të objekteve publike në pronësi të shtetit. Qëllimi është të ulet shpenzimi i energjisë për 15% krahasuar me të njëjtin muaj të viti të kaluar”, ka thënë Bekteshi, raporton SHENJA.
Sa i përket rekomandimeve për qytetarët, Bekteshi, tha se kanë të bëjnë me kursimet standarde dhe se të njëjtat do të publikohen në faqen e ministrisë.


You may also like